SHKUP- Situata në Maqedoni vijon që të jetë shumë e tensionuar. Sot është shmangur një incident i ri në Parlamentin e Maqedonisë, mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi.
 
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev ka marrë fjalën në foltore pa i dhënë leje kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi.
 
Pas disa paralajmërimeve, Gjorçev nuk është larguar nga foltorja, kurse kryeparlamentari Xhaferi, thirri  sigurimin e Parlamentit, për ta larguar deputetin e VMRO-DPMNE-së, sipas Ina Online.
 
Megjithatë, sigurimi nuk e ka zbatuar këtë urdhër të Xhaferit, pasi në foltore kanë dalë edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, gjë pas të cilës Xhaferi është detyruar të ndërpresë seancën.

Kujtojmë që pak javë më parë parlamenti maqedonas u përfshi nga dhuna, pasi partia e Gruevskit nuk lejonte që një shqiptar të ishte në krye të Kuvendit. 

Talat Xhaferit
dy.b/shqiptarja.com