Nuk zhvendoset “Iraniani”
nuk ka vend ku të shkojë

Nuk zhvendoset “Iraniani”<br />nuk ka vend ku të shkojë
TIRANE - Qendra shëndetësore nr.1 ose siç njihet ndryshe “Iraniani”, ende nuk është zhvendosur. Kjo pasi ende nuk është gjetur një vend se ku mund të do të shkojnë mjekët. Ndërsa rikostruksioni i poliklinikës ende nuk ka filluar.

Shkak i kësaj vonese gati 6 mujore janë burokracitë për gjetjen e një ambienti të përshtatshëm për ta përdorur gjatë rikonstruksionit të godinës së vjetër. Sipas punonjësve të qendrës shëndetësore, afati për zhvendosjen e kësaj poliklinike ka kaluar, por ky nuk është i vetmi problem.

Sipas tyre asnjë nga opsionet për zhvendosjen nuk duket i përshtatshëm. Komisioni i ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për vlerësimin e ambientit të ri dhe zhvendosjen në të, ka përzgjedhur dy opsione, Agjencinë Shëndetësore Rajonale dhe maternitetin Koço Gliozheni.

Opsione që nuk përmbushin kërkesat e kësaj poliklinike. Në këtë poliklinikë kryejnë vizita 350 mijë banorë të kryeqytetit. Ndërsa vizitohen 500-600 pacientë në ditë. Rikonstruksioni i fundit është kryer në vitin 2000 me një donacion të qeverisë iraniane.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin