Ndihmës-Sekretarja e Shtetit për Çështje Europiane dhe të Euroazisë Victoria Nuland i telefonoi sot udhëheqësit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha për të nxitur përparim lidhur me përpjekjen për reformën në drejtësi.
Në një njoftim të shpërndarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, thuhet se zyrtarja e lartë e DASH ka kërkuar miratimin e reformës në drejtësi pa humbur kohë.
"Ndihmës-Sekretarja Nuland theksoi se udhëheqësit e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit midis Z. Basha dhe Kryeministrit Rama për të rënë dakord për miratimin e shpejtë të një pakete reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi. Nuland theksoi se kjo reformë gëzon mbështetje të mirë mes popullit shqiptar dhe mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së", thuhet në njoftimin e Asambasadës së SHBA në Tiranë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com