Nuland vizitë në Tiranë përpara
miratimit të reformës në drejtësi

Nuland vizitë në Tiranë përpara<br />miratimit të reformës në drejtësi
Zëvendës ndihmës sekretarja amerikane, Viktoria Nuland viziton Tiranën. Mësohet se vizita e zyrtares së lartë të Uashingtonit do të zhvillohet në datën 10 Korrik.
Nuland thuhet se mbërrin në Tiranë, pak dite para votimit te draftit të reformës në drejtësi ne Parlament.
 
Zëvendës ndihmës sekretarja, do të ndalet fillimisht në Shkup, për të përcjellë mesazhin e saj lidhur me krizën politike, qe ka përfshirë Maqedoninë, por ajo ka përfshirë ne axhenden e saj edhe Shqipërinë.
 
Nuland do t’i drejtohet me një mesazh klasës politike për rëndësinë e reformimit të sistemit të drejtësisë.
 
Vizita e Nuland në Shqipëri zhvillohet pak ditë para miratimit në Kuvend të reformës në drejtësi që sipas projekt-kalendarit pritet të kalojë në seancë në datën 21 Korrik. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv