Numri dy i Aleancës së Atlantikut të Veriut vlerëson Tiranën. E pranishme në vendin tonë për një vizitë zyrtare ku është pritur me autoritetet më të larta, Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s Rose Gottemoeller ka postuar në profilin e saj në Twitter një foto nga dhoma e hotelit ku shihet pamja e bukur e sheshit “Skënderbej” të trasformuar si dhe atmosfera festive që ekziston në kryeqytet. “Shumë e lumtur që jam në Tiranë: foto e mrekullueshme nga Sheshi "Skënderbej". Shqipëria di si të dekorohet për ditët e festave”, shkruan Rose Gottemoeller.
Numri 2 i NATO-s vlerëson Tiranën: Sheshi 'Skënderbej' i mrekullueshëm; Shqipëria di si të dekorohet për festa
Komento