TIRANE - Republikanët jo vetëm janë dakord për krijimin e një federate të djathtë, por shprehen se ata kanë qënë të parët që kanë dhënë idenë dhe kanë paraqitur projektin e kësaj Federate që në vitin 2005. Sekretari i Përgjithshëm i PR, Arjan Madhi për gazetën “Shqiptarja.com” shprehet se një ide e tillë ka tetë vite që paraqitet nga partia e tij, por nuk është mbështetur deri më tani. “Krijimi i Federatës së Djathtë Shqiptare ka qënë një ide dhe projekt i kahershëm i PR dhe nuk është një ide e re që ka dalë sot në tregun e politikës shqiptare.
Por është një projekt i PR i kërkuar shumë vite më parë, që më 2005, ku ne kemi bërë thirrje të gjitha partive politike të djathta për t’u bashkuar në një federatë. Afrimi i të gjitha partive të djathta që kanë një program të përafërt me njëra tjetrën, në një strukturë të tillë funksionale në Federatë do të ishte një nevojë dhe fillimi sa më shpejt i këtij projekti do të ndikonte mjaft në aktivitetin e të djathtës së bashkuar”, deklaroi Madhi. Për të cilin tashmë duhet menduar për modelin e funksionimit të saj.
“Mendoj se nevoja për krijimin e federatës tashmë është e qartë, por tani duhej të ishte kaluar në projektin se cili do të ishte modeli më i mirë i funksionimit të kësaj Federate. Që për mendimin tim përpos faktit se do përbënte një risi në politikën shqiptare, do demokratizonte më tej të djathtën e organizuar në Federatë”, tha Madhi. I cili nënvizon se PR ka bërë thirrje gjatë këtyre tetë viteve për organizimin e partive të djathta në këtë sistem federativ partish por që asnjë nga subjektet politike të këtij spektri nuk i janë bashkuar, pavarësisht insistimit të lidershipit republikan.
Ai nuk është shtyrë më tej për të shpjeguar se përse ka ardhur ky mosbashkëpunimi, por nënvizon faktin se Federata do të ndikonte ndjeshëm në demokratizimin e jetës politike në këtë spektër politik. “Unë mendoj se dhe tani nuk është vonë për partitë politike të djathta që të shkojnë drejt një afrimi në projektin e federatës së djathtë, përmes dhe modernizimit të strukturave politike të partive përbërëse, për të funksionuar si identitete të veçanta, me zëra të ndryshëm, në përbërje të një bashkëpunimi efikas”, nënvizon Madhi.
Që pyetjes sonë nëse mund të aderonin në këtë Federate individë apo parti të majta, qofshin të atashuara tashmë pranë ndonjë partie të djathtë, i është përgjigjur në mënyrë negative. “Mendoj se individë, parti politike që nuk kanë afri programi me të djathtën, s’janë të mundshme që të përfshihen në federatën e djathtë shqiptare. Ajo që mund të them është se PR do të jetë sërish promotore e krijimit të kësaj federate, duke insistuar vazhdimisht në realizimin e një projekti të tillë”, deklaron Madhi. Që është i bindur për rëndësinë e këtij projekti madhor për të djathtën.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com