Nuses i mori flakë fustani, por ajo që ka ndodhur gjatë gjithë muajit korrik do t’ju lërë gojëhapur

Nuses i mori flakë fustani, por ajo që ka ndodhur gjatë gjithë muajit korrik do t’ju lërë gojëhapur

Foto Ilustruese

Traditat janë mjaft të bukura, na pëlqejnë t’i respektojmë kudo dhe të tregojmë që e duam vendin tonë. Si shqiptarët ashtu edhe kosovarët kanë shumë dëshirë ta ‘ndezin’ atmosferën në dasma me praninë e fishekzjarrëve, armëve dhe tymit. Kjo sigurisht pa menduar për pasojat që vijnë më pas. Ashtu siç një nuseje, një ditë më parë i mori flakë fustani i bardhë, mund të ndodhin gjëra akoma më të rrezikshme pikërisht nga pakujdesia.

Sipas raportit të policisë kosovare dhënë për “Gazetën Express”, vetëm gjatë korrikut janë shënuar 28 raste të incidenteve në dasma, që i bie mesatarisht një incident në çdo ditë të muajit. Ndonëse korriku dhe gushti njihen si muaj të dasmave. Në të shumtën e rasteve ahengjet përfshirë këto edhe dasmat kanë përfunduar keq si pasojë e gjuajtje me armë.

Por kush duhet të japë llogari për organizimet e tilla në dasma? Në Kosovë dasmat organizohen zakonisht nga kompanitë private që merren me to. Por, shpesh herë “planet” për të kënaqur çiftet i bëjnë vetë restorantet. Ekstravaganca në dasmë, me zjarr e me tym, pa ndonjë plan të mirëfilltë organizativ dhe me mungesë kujdesi ka çuar deri në incidentet si ai i kalljes së vellos së nuses.

Shumë herë gëzimet familjarë kanë përfunduar me arrestime në to, falë shprehive për të festuar me armë. Gjatë muajit korrik, policia e Kosovës tregon për Express se ka arrestuar  20 persona. Policia e Kosovës tregon se gjatë muajit që lamë pas janë konfiskuar 26 revole nëpër ahengje, prej tyre dy armë të gjata. Bashkë me armë, është konfiskuar sasi mjaft e madhe e municioneve. Vetëm gjatë muajit korrik, policia ka shkuar si mysafir i paftuar në 5 ahengje kosovare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg