Nutricionistja Diola rrëfen historinë e saj të divorcit brenda BBVA: Nuk e pranoja realitetin, doja mos të ekzistoja më!

Nutricionistja Diola rrëfen historinë e saj të divorcit brenda BBVA: Nuk e pranoja realitetin, doja mos të ekzistoja më!

Diola Dosti

Nutricionistja Diola Dosti është njëra nga banorët e Big Brother VIP Albania që ka qenë e përfshirë në disa diskutime kohëve të fundit. Ajo kësaj radhe në një bisedë me Bjordi Mezinin ka folur për kohën kur u divorcua nga bashkëshorti i saj.

Nutricionistja theksoi se para tre vitesh kur u divorcua nga burri, ka menduar çdo mënyrë që mund ta sillte mosekzistencën e saj, pasi nuk e pranonte realitetin.

“Doja thjesht të zhdukesha”, u shpreh ajo.

Ajo tha që forca e saj e vetme në të gjithë atë periudhë të errët kanë qenë vajzat.

“Ato ishin fryma dhe arsyeja kryesore se përse unë jam gjallë sot dhe pastaj kuptova, kjo gjëja që më ndodhi mua, ishte e duhur, sepse e kuptova se isha shumë e fortë”, vazhdoi ajo.

Diola ka qenë prej shumë vitesh e martuar në Kosovë dhe ka tri vajza me ish-bashkëshortin e saj.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja