Në 6 dhjetor mblidhen liderët europian në Tiranë, Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të kushtojë 50 mln lekë
Kancelari gjerman, Scholz, kryeministri Rama dhe presidentja e KE,Von der Leyen
TIRANË- Samiti i Bashkimit Europian-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në 6 dhjetor në Tiranë do të kushtojë 50 mln lekë. Ky fond për organizimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme në vend, që do të sjellë në kryeqytet liderët europian, do përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.
“Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP”, që do të organizohet në Tiranë, në datën 6 dhjetor 2022.
2Efekti financiar, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022”, thuhet në vendim.
Në samitin që mbahet për herë të dytë brenda vitit kësaj here me Tiranën vendi pritës, mes liderëve që pritet të vijnë në kryeqytet janë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Për kreun e qeverisë, ky është një tregues se Shqipëria pavarësisht se është një vend i vogël, ka fituar respekt në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë, nga ana tjetër, opozita e Sali Berishës ka paralajmëruar protestë.
Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat. Nga ana tjetër, Serbisë po i kërkohet më shumë progres në dialogun me Kosovën për të avancuar në procesin e integrimit në BE.
Ballkani Perëndimor ka kërkuar të mos lihet vetëm nga Brukseli përballë krizës energjetike me të cilat po përballet e gjithë bota. Ndërkohë BE ka premtuar se do të përfshijë 6 vendet e BE në projekt e saj për t’iu gjendur pranë në këtë periudhë krize.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
jo 50 milion po dhe 500 milion lek te reja me u harxhu ja vlejn per kete samit
Përgjigju