Një autobus me turistë kosovarë është sulmuar me gurë mbrëmjen e kaluar në afërsi të urës së limit, në Berane të Malit të Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook.

Raportohet se shoferi i autobusit ka denoncuar rastin në policinë e Rozhajës. Nuk dihet se përse është bërë ky sulm, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.

Sulmi ndodhi në një ditë të shënuar, 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës që u festua po dje.

““Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e udhëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, ka shkruar Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, duke pyetur nëse ky ishte urimi i malazezëve për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Gjithçka është një incident sporadik. Një gur, një dritare. Asgjë e organizuar”, tha policia malazeze.

1613631341_151644117102252948107868722597930266945259537n.jpg