Dashi
Do bëni te pamundurën gjate kësaj dite për te ruajtur harmoninë dhe alergrine ne jetën tuaj ne çift. Për këtë do jeni gati edhe te hiqni dore nga disa zakone te vjetra. Për beqaret do jete një dite mjaft e favorshme për te filluar aventura shume te këndshme. Disa ndryshime ne shtëpi mund ta destabilizojnë paksa situatën financiare. Mundohuni t’i bëni me kujdes te gjitha llogarite.
Demi
Ne jetën tuaj ne çift do ndiheni shume mire dhe te lumtur ne krahët e partnerit. Nuk do mërziteni ne asnjë çast dhe sytë do ju shkëlqejnë. Beqaret do jene magnetike dhe do i joshin te tjerët si me fjale ashtu edhe me veprime. Jeta për ta do marre vërtet një tjetër kthese. Financat vërtet mund te jene delikate, por nuk duhet ta lëshoni veten. Çdo gjë e ka një zgjidhje.
Binjakët
Dite shume e favorshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Me ne fund do sqaroni çdo keqkuptim dhe do filloni te bëni plane afatgjata për te ardhmen. Beqaret do bëjnë çdo gjë qe te kenë ne dore për ta kërkuar kudo princin e kaltër. Disa takime edhe mund te ndodhin. Ne planin financiar nuk do ju ndodhe asgjë e keqe dhe do ndiheni te qete edhe kur te shpenzoni.
Gaforrja
Nëse keni një lidhje dhe se fundmi keni kaluar një krize, Jupiteri do ju vije ne ndihme sot. Do merrni fryme lirisht dhe me qetësi do sqaroni gjithçka. Beqaret nuk duhet te jene te turpshëm me personat qe do takojnë, por duhet te shprehin çdo emocion qe do përjetojnë. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me goxha probleme. Situata do jete vërtet shqetësuese.
Luani
Do të jetë një e shtunë disi kontroverse. Nëse keni pasur shqetësime në punë apo në dashuri, do të keni përmirësime të situatës. Nëse shihni se diçka nuk shkon me ju, bëni mirë që të merrni më shumë kohë.
Virgjëresha
Parteri do ju qëndrojë me pranë sot dhe do ju ndihmojë te sqaroni edhe disa hatërmbetje. Marrëdhënia me te do filloje te ngrohet edhe me tepër pas mesditës. Beqaret do ndihmohen mjaft nga Merkuri. Ky planet do krijoje kushtet për takime te bukura. Sektori i financave nuk do jete i keq, por do e keni ju ne dore nëse do ta përmirësoni atë me shume apo jo.
Peshorja
Ju qe jeni ne një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni. Plutoni do ju beje me te qete dhe do veproni përherë pasi te jeni menduar me kujdes. Për beqaret dashuria do jete me afër sesa ata e kishin menduar. Bëjini sytë katër dhe shihni ne çdo ane. Buxhetin edhe mund ta përkeqësoni. Do keni dëshirë te papërmbajtshme për te shpenzuar pa mase.
Akrepi
Jeta juaj ne çift nuk do ece shume mire gjate kësaj dite. Nuk do tregoheni aspak tolerante me njeri-tjetrin dhe do ndiheni te bindur plotësisht se keni ju te drejte. Po vazhduat kështu, shume shpejt do vije ndarja. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri, por nuk do mërziten, pasi puna nuk do ju lere kohe te lire. Buxheti nuk do jete i keq, pasi ne çdo moment do ecni duke bere llogari.
Shigjetari
Dite e zymte dhe e mbushur me probleme te mëdha do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mes jush dhe atij qe keni ne krah do ketë gjate gjithë kohës debate e probleme. Beqaret do joshen gjate gjithë kohës nga disa persona dhe deri ne fund te ditës nuk do i bëjnë dot balle tundimit. Ne planin financiar duhet te bëni sakrifica te mëdha ne mënyrë qe mos keni tronditje.
Bricjapi
Dita e sotme do jete me pasionante nga sa mund ta kishit menduar. Partneri do mendoje edhe për detajet me elementare dhe kjo do ju beje te ndiheni akoma me mire. Beqaret do gjend personat me te cilat do kalojnë një jete te qete dhe te mbushur me gëzim. Edhe financat do jene ashtu si keni dashur, pasi maturia dhe kursimi do jene pikat tuaja me te forta.
Ujori
Partneri do ju beje disa propozime mjaft interesant gjate kësaj dite te cilat ju nuk do mund te mos i pranoni. Zemra do ju rrahe edhe me fort nga me pare. Beqaret duhet te hedhin hapa vetëm nëse zemra e tyre ndihet gati, ne te kundërt le te presin edhe pak. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, por ne vend qe te merrni hua nga miqtë, me mire merrni nga banka.
Peshqit
Dite e zakonshme dhe pa ndonjë veçanti te madhe do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Me e rëndësishmja është qe nuk do keni probleme. Beqaret do kenë plot mundësi për te filluar lidhje serioze, por nuk do i shfrytëzojnë si duhet rastet. Ky do jete një gabim për te cilin do pendohen shume. Edhe me financat duhet te tregoheni gjithmonë te arsyeshëm ne mënyrë qe te mos keni probleme.