DURRËS- Një 34- vjeçar shqiptar, Fation Xhezairi i dënuar në Itali me 5 vite e 9 muaj burg dhe 6 ditë është arrestuar ditën e sotme në qytetin bregdetar. Xhezairi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe sot ka rënë në prangat e Policisë e cila ka bashkëpunuar dhe me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Interpol.
Ndërkohë Fation Xhezairi njihet dhe me një ngjarje tjetër në Falconara Marittima, ku në vitin 2011 në gjendje të dehur ka tentuar të sulmojë seksualisht një të moshuar 75-vjeçare. Për këtë rast ai u dënua me 6 muaj burg në vitin 2011 po nga Gjykata e Ankonas.