25 persona kanë humbur jetën dhe të pakten 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në jug të Meksikës.
Mediat lokale raportuan se një kamion i mbushur me persona të cilët mundoheshin të hynin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara humbi kontrollin dhe si pasojë u përplas duke u përmbysur me kokë poshtë.
Përplasja e cila mori jetën e 25 njerëzve ndodhi në Chipas në kufi me Guatemalën, Çdo vit me mjiëra njerëz përfshi dhe fëmijë nisin udhëtime të rrezikshme për të arritur tokën e mundësive, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.