Çifti i bashkëshortëve Suela Bako dhe Romir Zalla sjellin për publikun kryeqytetas dramën “Tri gra dhe Misugi” në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
“Rreze Dielli” ka shkuar në një prej shfaqjeve duke marrë emocionet e vetë aktorëve interpretues.
Shfaqja vjen si dramatizim i novelës “Çiftja”, e cila është shkruar nga japonezi Yasushi Inoue. Drama bën fjalë për 3 letra që i dërgohen Misugit, i cili gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie.E veçanta e kësaj shfaqje shihet ështëse ajo është konceptuar si teatër brenda teatrit.