Në përpjekje për të inkurajuar vaksinimin e qytetarëve, Joe Biden premton birra dhe kujdes social falas për ata që vaksinohen deri më 4 korrik

Në përpjekje për të inkurajuar vaksinimin e qytetarëve, Joe Biden premton birra dhe kujdes social falas për ata që vaksinohen deri më 4 korrik

Nga premtimi për bileta falas në ndeshje sporti tek birra falas, Joe Biden po hedh çdo gjë në tavolinë për të bindur qytetarët që të vaksinohen, të paktën të marrin një dozë të vaksinës deri më 4 korrik që është dhe “Dita e Pavarësisë”.

“Birrë falas për të gjithë personat mbi 21 vjeç për të festuar pavarësinë nga virusi. Ne kemi nevojë për të gjithë që të bashkohemi për të mbërritur në pikën e finishit, amerikanët mund të bëjnë gjithçka së bashku, kështu që ju lutem, bëni pjesën tuaj. Vaksinohuni deri në 4 korrik, le të arrijmë qëllimin tonë 70%, le të shkojmë drejt verës, më të lirë dhe më të sigurt. Le të festojmë një ditë me të vërtetë historike të Pavarësisë”, u shpreh presidenti Biden.

Në përpjekje për të rritur numrin e të vaksinuarve Shtëpia e Bardhe ka ofruar kujdes për fëmijët falas, orë të zgjatura pune për qëndrat e vaksinimit, fushata ndërgjegjësimi në zonat ku ka norma të ulëta të vaksinimit, një turn motivues vaksinimi udhëhequr nga Zëvendës-Presidentja Kamala Harris.

Procesi i vaksinimit ka ndikuar që të ulet në mënyrë të shpejtë numri i të infektuarve me COVID-19 një trend që administrata Biden dëshiron  ta zgjerojë edhe më shumë.

Sipas të dhënave zyrtare deri me tani SHBA kryesojnë listën e shteteve sa u përket numrit të të vaksinuarve ku rreth 63% e të rriturve amerikanë, pra  168.7 milion njerëz kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës,  rreth 136.2 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht nga vaksina me një dozë të vetme si ajo e Johnson & Johnson ose me vaksinën me dy doza të Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën