Për ditën e verës gatuam në Elbasan, qytetin simbol të kësaj dite. Nuk kishin si të mungonin ballokumet tradicionale të kësaj dite të cilat kanë mënyrën e tyre specifike të gatimit. Nënë Xheja dhe nënë Tushi kanë gatuar së bashku me Albanin ballokumet por edhe revaninë të cilat janë të pranishme në ccdo tryezë të 14 marsit jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë vendin.
Komento