Në 26 shkolla të ciklit parauniversitar këtë shtator do të pilotohen tekstet e reja të cilat do të jenë më të thjeshtë dhe më pak të ngarkuar. Gert Jonaqi, drejtori i IZHA-s, shpjegon se këtë vit shkollor do t’i jepet një hapësirë më e madhe edukimit fi zik dhe lëndëve që lidhen me artin: “Do të kemi 3 orë sport në javë dhe nuk do të konceptohet si një lëndë e vetme, por bashkohet me shëndetin. Mësuesit duhet të transmetojnë edhe mesazhe se si një fëmijë duhet rritur shëndetshëm. Gjithashtu, do të futen lëndë si teatër dhe art pamor”, ka pohuar Jonaqi.

Një pjesë e madhe e mësuesve të ciklit parauniversitar janë të një niveli mesatar ndaj trajnimi i tyre është mjaft i rëndësishëm. Përmirësimi i teksteve mësimore të cilat gjatë viteve të fundit kanë rezultuar të mbingarkuar me përsëritje dhe jo rrallë të përkthyer keq është një nga sfi dat e reformës së arsimit parauniversitar. Kualifi kimi dhe përzgjedhja e mësuesve cilësorë është sfi da e dytë dhe më e rëndësishme