Nxehen gjakrat mes Encës dhe 
Noizy, përfundon miqësia e tyre

Nxehen gjakrat mes Encës dhe <br />Noizy, përfundon miqësia e tyre
''Nxehen gjakrat'' mes Noizy-t dhe Encës. Dyshja e njohur për bashkëpunimet e tyre në muzikë, mesa duket nuk janë më miq.

Një intervistë e Encës për një media kosovare, ku kjo e fundit ka deklaruar se suksesin e ka arritur vetë, ka nxehur reperin e njohur Noizy.

Reperi ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku i ka kujtuar Encës ndihmën që i ka dhënë ai gjatë karrierës së saj.
 
Ai ka shkruar ëkto fjalë për Encën''Hajdutet kam arsyje Qe vjedhin, Ai Qe vret Ka 1 arsyje te fort Qe vendos te vrase, gjith ashtu Edhe ai Qe genjen Ka arsyjet e veta kuptohet, Por te jesh mos mirenjohes se kuptoj, E kuptoj Qe ti don tu tregosh njerzve me kembngulje Qe je self made, Por te gjith e din se kush te beri, te gjith e din kush ishe kur ishe vetem, dhe te gjith e din se kush u bere kur u bashkove me OTR, kshuqe ate self made shko thuja dikujt tjeter jo neve, nuk esht turp te thuash Qe me Ka ndihmuar grupi, sepse don zdon ti jemi grupi ma i sukses'shem ne shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgje nuk do ndryshoj, Ti dhe "stafi" keni hyr ne universal me forcat tua? 😂 cili staff? Shoferi makines Apo make up artist!? Mos harro se as nuk te njifnin dhe u desht te bisedoja 30 min me to per ty dhe Qe vendosem te japim 1 shans, dhe gjith kjo bisede esht inxhizuar per prova. Shko thirr gazetaret prap dhe jep intervist te sakte, pa rrena, se ske arsyje 😉. Deri atehere Je jasht grupit OTR''.

Status
(Statusi i Noizy-it)

 
Por i menjehrëshëm ka qenë reagimi i Encës, ku i ka kujtuar Noizy-it se suksesi i ka ardhur për shkak të punës të saj. Ajo gjithashtu ka shtuar se nënshkrimi i kontratës me “Universal Music” nuk ka të bëjë asgjë me reperin, madje sipas saj Noizy nuk ka qenë fare aty.

Status
(Reagimi i Encës)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti