Nxënës fiktivë në klasa për të ruajtur vendin e punës/ Drejtoresha dhe 15 mësues në Lushnje pezullohen nga detyra

Lushnje- Gjykata e Lushnjes pranoi sot kërkesën e Prokurorisë për të pezulluar nga detyra drejtoreshën dhe 15 mësues të shkollës 9-vjeçare në Çermën e Sipërme, Divjakë, rrethi Lushnje.

Shkak për këtë kërkesë të Prokurorisë është bërë regjistrimi fiktiv i nxënësve në këtë shkollë me qëllim që të mos mbylleshin klasat. Prokuroria ka provuar se në klasat ku është kërkuar pezullimi i mësuesve nga 13 nxënës që ishin normalisht, ishin regjistruar 16 apo 17 të tillë. 

Një fakt i tillë u zbulua pas denoncimit që bëri në polici ish-drejtori i kësaj shkolle. Mbi stafin e shkollës rëndojnë akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve shkollore”. Mësohet gjithashtu se sot në ditën e parë të shkollës Drejtoria Arsimore ka zëvendësuar të gjithë stafin në këtë shkollë.

Pas vendimit të Gjykatës ka reaguar edhe Ministria e Arsimit që thotë se është në mbështetje të vendimit të prokurorisë për të hetuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:48
Pezullimi i 16 mësuesve në Çermë, reagon MASR: Regjistrimet fiktive gjatë viteve 2012-2013

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Rinisë ka reaguar pas lajmit se 16 mësuesë janë pezulluar në shkollën e fshatit Çermë e Sipërme në Lushnje.

MASR sqaron se hetimet kanë nisur prej kohësh dhe se ministria është në mbështetje të organeve ligjzbatuese.

Sipas MASR, masat janë marrë menjëherë nga drejtoritë arsimore në rrethe. Në njoftim thuhet se 16 mësuesit kanë kryer regjistrime fiktive gjatë viteve 2012-2013.

Njoftimi i plotë i ministrisë së Arsimit:

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me prokurorinë e Lushnjës ka ndjekur me seriozitet situatën deri në pezullimin e 16 mësuesve në shkollën 9-vjeçare të fshatit Çermë e Sipërme në Lushnje.

Sqarojmë opinionin publik se:

Bazuar në kallëzimin e bërë gjatë viteve 2010-2013 se në shkollën 9-vjeçare Çermë e  Sipërme ka pasur regjistrime fiktive, Prokuroria e Lushnjës ka regjistruar procedimin penal për “Falsifikimin e dokumenteve shkollore”.Prokuroria e Lushnjës ka filluar hetimet prej disa kohësh për këtë rast duke kërkuar sot nga gjykata pezullimin e 16 mësuesve.

Ky vendim është zbatuar menjëherë nga Zyra Arsimore Lushnje duke marrë masa të menjëhershme për zëvendësimin e këtyre mësuesve dhe mos pasur asnjë pengesë për mbarëvajtjen mësimore.

Ministria e Arsimit mbështet vijimin e hetimit nga organet ligj-zbatuese dhe siguron se për nxënësit e shkollës nuk do të ketë asnjë pengesë për të vijuar normalisht procesin mësimor. Ftojmë prindërit, mësuesit dhe nxënësit të denoncojnë çdo shkelje apo parregullsi të konstatuar në sistemin tonë arsimor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja