Një arritje e jashtëzakonshme vjen nga Cërriku, duke e kthyer këtë qytet në simbol të ekselencës akademike shqiptare. Nxënësi Loris Qosja është renditur i pari në botë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës për klasat e 9-ta, ndërsa ka fituar edhe vendin e tretë në Olimpiadën e Kimisë, duke shënuar një sukses të rrallë në arenën ndërkombëtare.
Arritja e Loris Qosjes është një burim krenarie për familjen e tij, shkollën, qytetin e Cërrikut dhe mbarë vendin.
Në Olimpiadën Botërore “Neo Science”, e zhvilluar në Orlando, SHBA, në periudhën 9–16 janar 2026, nxënësi nga qyteti i Cërrikut, Loris Qose, nga juria e kësaj olimpiade u shpall:
- Fitues i vendit të parë në Matematikë dhe u vlerësua me Medalje Ari
- Fitues i vendit të tretë në Kimi dhe u vlerësua me Medalje Bronzi
-
Bravo.Femije te zgjuar mesojne dhe ne periferi.Suksese.
Përgjigju -
Bravo Loris. Bravo familjes sate dhe mesuesve te tu.
Përgjigju -
Sa bukur
Përgjigju -
Bravo
Përgjigju -
Cfare lajmi i bukur! Bravo!
Përgjigju -
Ky eshte lajm qe duhet “pompuar”. Dhe jo lajme me fjalet “i forti “, ushtari i filanit e te tjera si keto duke bere me apo padashje ngritjen ne piedestal te krimineleve e duke i promovuar si "cuna te shkathet". Por nderkohe jane llumi i ketij vendi. Dhe media duhet te jete shume e kujdesshme. Lajme si ky e ketij djali, duhet te jene ne faqe te pare e duke promovuar qe ky eshte modeli i shkathtesise per femijet tane. Dhe jo kriminelet, hajdutet apo "biznesmenet" qe vriten per pazare droge. Te lumte Loris dhe suksese sa me shume....
Përgjigju -
Nje "Te lumte" e madhe per Lorisin, nderove veten, familjen, qytetin. Paç suksese te tjera ne jete!
Përgjigju -
Talent, po dhe mesuesit qe e kane udhehequr meritojne nje bravo
Përgjigju -
I lumte ketij djaloshi! Nderoi Shqiperine dhe gjithe shqiptaret.Mu kujtua /Good Will Hunting/ dhe shpresoj qe dhe akademiket tane te shkencave ekzakte dhe profesoret e UT t'a afrojne,t'a mbajne prane,t'a udhezojne ne vazhdimin e zhvillimin e dijeve.Nuk mund t'a leme kete gjeni te ike sic ka ikur gjithe truri i kombit jashte dhe as te perfundoje nje mesues i rendomte shkence ne nje ndonje shkolle te humbur.Bota e kerkon nje talent te tille,ne e kemi,le t'i japim vleresimin dhe te ardhmen qe meriton!
Përgjigju-
Loris është i ikur. Jeton në SHBA.
-
-
Bravo!
Përgjigju-
Te lumte mor djal ,Zoti te ruajt
-
Suksese
-










Komente
Komento