TIRANË - Një nxënës i klasës së 8-të i shkollës me “Edit’h Durham” është kapur me një pistoletë me vete, me të cilën dyshohet se kishte si qëllim të vriste shokun e klasës pas një sherri në "Facebook".
Policia e kryeqytetit mundi të parandalojë ngjarjen kriminale në ambientet e shkollës, teksa prangosi për armëmbajtje pa leje nxënësin me iniciale L.M.
Prangosja e të riut është bërë pas informacioneve në rrugë operative ndërsa për kapjen e tij kanë ndërhyrë agjentët civile të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
I riu aktualisht mbahet në ambientet e izolimit të drejtorisë ku po merret në pyetje teksa mësohet të ketë thënë se armën e kish lodër dhe e mbante për shaka me shokët duke mohuar se do të kryente një krim.
Për ngjarjen stafi pedagogjik ka njoftuar dhe familjarët dhe pritet që pas vendimit të Këshillit të Etikës së shkollës në përbërje, të të cilit janë mësues dhe prindër, të vendoset për përjashtimin e këtij nxënësi.
Informacionet për të riun kanë qenë se pas një grindje në Facebook ky i fundit do të hamkerrej ndaj shokut të klasës, ndërsa hetimet për ngjarjen mbeten të hapura.

(Ne foto: Shkolla Edith Durham)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com