1764950359_aa.JPG

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre, Erjon Boba, i cili humbi jetën ditën e djeshme në spitalin e Durrësit, pasi ishte goditur me thikë nga një 14-vjeçar.

Erjon Boba kishte vijuar mësimet deri në klasën e gjashtë në këtë shkollë. Në shenjë respekti dhe zie, drejtoria, mësuesit dhe bashkëmoshatarët e tij vendosën lule në vendin ku ai ka qëndruar gjatë viteve të shkollimit.

Sipas mësuesve dhe shokëve të klasës, ai ishte një nxënës i sjellshëm dhe shumë i mirë. “Kur morëm lajmin, nuk na besohej. Ishte një fëmijë i qetë dhe i dashur,” u shprehën ata me dhimbje.


Lajmi kryesor:

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi: S’kishte konflikte, ndihmoi shokët