Nxënësit nga Pogradeci dërgojnë kartolina për mjekët e Invfektivit: Për t'jua hequr dhimbjen që ju shkakton maska në fytyrë (FOTO)
Foto nga Kalo dhe kartolinat
Mjeku Tritan Kalo ka publikuar së fundmi një nismë të bukur të nxënësve të Gjimnazit “Muharrem Çollaku” në Pogradec, të cilët u kanë dërguar kartolina mjekëve për t’i falenderuar për punën e palodhur që po bëjnë.
Të gjitha kartolinat me adresim Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, janë realizuar nga duart e nxënësve.
Mjeku Kalo i ka quajtur ata mendjeartë për gjestin e mrekullueshëm që bënë për të gjithë mjekët që po luftojnë kundër pandemisë së COVID-19.
Postimi i mjekut:
MIRËNJOHJA dhe MBËSHTETJA në këto kohë COVIDIANE-19 njohin shumë mënyra,
POR gjetja origjinale e nxënësve të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, Pogradec nuk ka të krahasuar dhe na ka lënë të gjithëve gojëhapur….Në adresën e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka mbritur një çantë e mbushur plot me dhjetëra e dhjetëra kartolina, të prodhuara nga duar e mëndjeartët e këtij gjimnazi, për gjithsecilin nga punonjësit tanë….ATA/ATO përmes tyre qartazi na bëhen krah në këto ditë mjaft të vështira…..Kartolinat përmbajnë mesazhin e mëposhtëm: “Si je? Unë uroj të jesh mirë. Po të dhuroj këtë kartolinë për të të hequr pak lodhjen dhe dhimbjen që të shkakton maska në fytyrë dhe pse jo edhe për të rrëmbyer një buzëqeshje…Dua të të falenderoj ty dhe të gjithë kolegët tuaj, për punën e palodhur….Sepse falë jush do ia dalim!”…..Të dashur nxënës të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, në emër të kolegëve mjekë dhe të punonjësve të tjerë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, JU FALEMINDERIT të gjithëve për këtë mesazh zemre….ME SIGURI QË NE SË BASHKU DO IA DALIM MBANË!!!
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1923
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza (VIDEO)
30 Nëntor 2024, 22:32
-
Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO i heq masën 'arrest shtëpie' mjekut Edmond Gashi, e liron kundrejt garancisë 20 mln lekë të vjetra! SPAK do e apelojë
11 Nëntor 2024, 13:43
-
Partia e Lirisë: Në vitin 2023 ikën 5 mijë mjekë, i ka dëbuar qeveria me ‘shëndetësinë falas’
9 Nëntor 2024, 13:14
-
Britani/ Mjekët kërkojnë mbajtjen definitive të orës dimërore: Ora verore e dëmshme për shëndetin
24 Tetor 2024, 16:13
-
'Amaneti yt u vu në vend', mjeku Tritan Kalo përcjell në banesën e fundit bashkëshorten: Mbi arkëmort do vendosen 72 trëndafila
8 Qershor 2024, 22:54
-
Nuk fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta bashkëshortja e mjekut Tritan Kalo
1 Qershor 2024, 10:47
-
Bashkëshortja në luftë me jetën mjeku Tritan Kalo: Mos na i këput në mes ëndrrat e kësaj jete
30 Maj 2024, 17:45
-
Kushtetuesja riktheu në Kuvend ligjin për ‘diplomat’, PD: Sfidë e qeverisë të mbulojë mungesat e mjekëve
27 Janar 2024, 15:40
-
Kredi për shtëpi me 0% interes, shpallen 85 mjekët e parë përfitues! Ministrja Koçiu: Së shpejti hapet faza e dytë e aplikimeve
7 Janar 2024, 19:47
-
Vizitat në qendrat shëndetësore u rritën gjatë 2022-shit, por numri i mjekëve dhe infermierëve pësoi rënie si pasojë e emigracionit
4 Dhjetor 2023, 08:55
-
Frrok Çupi: Të gjithë gabojmë me Tritan Kalon
26 Korrik 2023, 15:20
-
Emigrimi i mjekëve, humbjet neto nga shkollimi 45 mln euro
22 Korrik 2023, 08:30