“Nxënësit shqiptar të fundit në botë për mendimin krijues”, Karabina: Qeveria e përdor arsimin për propagandë

Zëdhënësja e grupit të Lulzim Bashës, Mirela Karabina, ka hedhur akuza ndaj qeverisë se kjo e fundit po përdor arsimin për propagandë.

Në një deklaratë për media sot, teksa ka reaguar në lidhje me raportin ndërkombëtar të PISA, e cila ka renditur të fundit Shqipërinë për të menduarit krijues, Karabina shprehet se gjendja në arsim është e rëndë.

“Raporti Ndërkombëtar PISA 2022 “djeg” propagandën e qeverisë së Edi Ramës. Nxënësit shqiptarë janë renditur të fundit në botë për të “menduarin krijues”.  Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2022” ka publikuar së fundmi vëllimin e tretë mbi “mendimin krijues” të nxënësve. Nxënësit shqiptarë renditet të fundit në botë, 13 pikë nga 41 që ka marrë vendi i parë, Singapor. Sipas raportit ky hendek  është 2.5 herë më i madh se mesatarja e Oraganizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik. Renditja e fundit në listë e vendos Shqipërinë në vendet që nuk paraqet interes për investime e bashkëpunime me vende të zhvilluara të OECD-së për shkak të cilësisë së ulët të formimit të nxënësve dhe fuqisë punëtore", tha ajo. 

Teksa ka akuzuar qeverinë dhe ministrinë e Arsimit për gjendjen në të cilën ndodhet sot arsimi në vend, Karabina i ka bërë thirrje për dorëheqje.  

“Ndaj sot i bëjmë thirrje publike Edi Ramës dhe Ministres së Arsimi, Manarstiliu, të japin dorëheqjen si  përgjegjësit kryesorë të gjendjes së rëndë në arsim dhe këtij rezultati fatal në PISA 2022. Kjo qeverisje nuk ka më as moralin dhe as kredibilitetin për të ndryshuar gjendjen! Me përgjegjshmëri të lartë për t’i shërbyer qytetarëve, ne në programin tonë kemi përcaktuar objektiva të qarta për arsimin dhe progameve të mësuesisë në veçanti, pasi e konsiderojmë rolin e mësuesit si udhëheqës të formimit dhe edukimit të shoqërisë, përcaktuese kjo për zhvillimin dhe ardhëmrinë e vendit”, tha ajo.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë