'Nxirret nga agonia 'Rruga e Kombit'/ 82 mln euro investime që do të mbushin boshllëqet e trashëguara (VIDEO)

Vijon puna për rehabilitimin e plotë të Rrugës së Kombit. Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme një video-informacion lidhur me investimin e bërë për nxjerrjen nga agonia të kësaj rruge e cila mundëson plotësimin e boshllëqeve të trashëguara, garantimi e sigurisë dhe mirëmbajtjen cilësore në çdo stinë të vitit.

Ky projekt parashikon 45 milionë euro investime për mirëmbajtjen e Tunelit të Thirrës, përforcim të urës së Skurajt mbi lumin Mat, vendosje nga e para e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Kjo rrugë gjithashtu do të pajiset me sensorë meteorologjikë të kushteve atmosferike në kohë reale dhe kamera inteligjente që të observojnë 24 orë në 7 ditë të javës. 27 milionë euro janë parashikuar edhe për ndërtimin e Urës së re mbi Drin. Projekti gjithashtu parashikon përfundim të nyjes së Kalimashit, ndërtim i nyjes hyrëse-dalëse në Manëz dhe ndërtim i shtresave aslfaltike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erti: 03/10/2019 15:54

    Sa milion euro ka fituar koncensinoi tu mbledh tarifen e rruges un tani vere isha ne Kosovë sic ka qene ishte rruga kombit une spash ndryshime per vec ndertimit te urave qe ka mbaruar qevereria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë