Ka nisur hetim ndaj dy administratorëve firmash në Vlorë, Fatmir Hodaj dhe Vasil Dema pasi janë kapur duke marrë materiale nga shtrati i lumit Shushicë pa leje nga organet kompetente.
Gjithashtu, po procedohet penalish edhe ndaj Arjan Hoxha me detyrë inspektor i IKMT Vlorë, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Njoftimi i plotë:
Merrnin materiale nga shtrati i lumit Shushicë, pa leje nga organet kompetente, procedohen penalisht 2 administratorë firmash. Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër, për shpërdorim detyre.
Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, në lumin Shushicë janë konstatuar disa automjete që po gërmonin shtratin e këtij lumi. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko Financiare kanë proceduar penalisht shtetasit:
F. H., 58 vjeç, banues në Vlorë dhe V. D., 39 vjeç banues në fshatin Bunavi, Vlorë. Këta shtetas u proceduan pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Picarit”, në shtratit e lumit Shushicë, u konstatuan disa automjete të rënda të dy firmave të ndryshme të administruara prej tyre, duke marrë materiale inerte (zhavorr) pa lejet përkatëse mjedisore, me qëllim tregtimin e tyre pa dokumentacionin tatimor përkatës.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, shtetasi A. H., 47 vjeç, me detyrë inspektor i IKMT Vlorë, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontrolle të vazhdueshme për monitorimin e territorit. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.8%
-
Jo
24.3%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 569
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E dënuar me 1 vit burg për falsifikim parash, arrestohet 27-vjeçarja në Lushnjë
29 Mars, 11:14
-
Akuzat për falsifikim për pronat e kishës, Bido i përgjigjet Berishës nga Report TV: Sulme të frymëzuara nga Beleri! Dokumenti u mikrofilmua kur ishte Meta kryeministër
28 Mars, 21:29
-
Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë/ Sherri dyshohet për një vajzë, babai i të plagosurit: Drejtësi ose do të bëj vetëgjyqësi! Autori: E qëllova për vetëmbrojtje me thikën e tij
28 Mars, 15:03
-
28 vite nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët: S'ka drejtësi, shteti shqiptar s’na mbështeti! Ish-ushtaraku: Ata u trajtuan si armiq, u goditën me qëllim që të mbyteshin
28 Mars, 12:14
-
Autor të disa vjedhjeve, arrestohen 2 skifterët në Vlorë
28 Mars, 12:01
-
Borsh/ 50 familje në protestë: Kadastra na ka bllokuar certifikatat e pronësisë! Shteti ia ka dhënë tokën Komunitetit Mysliman
27 Mars, 17:31
-
Sherr mes adoleshentëve në Sarandë/ 17-vjeçari plagoset tre herë me thikë nga bashkëmoshatari
27 Mars, 17:28
-
Prej disa ditësh pompat e hidrovorit jashtë funksionit, Vlora rrezikon të përmbytet sërish
27 Mars, 13:27
-
Në hotel me 40-vjeçarin, 15-vjeçarja thith kokainë, shoqja e filmon! Report Tv zbardh detaje të ngjarjes së rëndë! Gjykata lë në burg Rinald Rakipajn
27 Mars, 12:18
-
I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj (EMRI)
27 Mars, 11:19
-
Zyrtare/ Humbja në Vlorë, Flamurtari shkarkon trajnerin! Gjen menjëherë zëvendësin
27 Mars, 10:41
-
Akuzohet se nxiti të miturat të konsumojnë drogë, lihet në burg 40-vjeçari në Vlorë! Mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale
27 Mars, 10:25