Një 59 vjeçar u procedua në gjëndje të lirë pasi dyshohet se ka kryer punime për shfrytëzim e një guroreje, në tokë publike, në fshatin Jorgucat, Dropull.

Policia e Gjirokastrës informon se 59 vjeçari nga Dropulli i Gjirokastrës, i identifikuar si Thoma Pirali po procedohet për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori.

Kanë qenë banorët e fshatit që kanë denoncuar në policinë e Gjirokastrës dhe menjëherë policia ka verifikuar rastin duke bllokuar mjetin e punës dhe vënë në pranga autorin.