Nxiste të miturit për të vjedhur biçikletat dhe më pas i shiste në servis, dy të arrestuar në Fier, në hetim penal dy të tjerë

Nxiste të miturit për të vjedhur biçikletat dhe më pas i shiste në servis, dy të arrestuar në Fier, në hetim penal dy të tjerë

Foto ilustruese

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy persona dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë, pasi akuzohet për vjedhjen e disa biçikletave në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të arrestuarit janë Mariglen Zgjana 42 vjeç dhe 18-vjeçari Ronaldo Xhoraj.

Ky i fundit, kishte shtyrë dy të mitur, Xh. Xh 13 vjeç dhe E. Xh. 11 vjeç për të vjedhur biçikletat, e më pas, ato ia shiste shtetasve P. Sh., M. Z., dhe N. P. të cilët dispononin një servis shitjesh.

Pikërisht në dyqanin e tyre, policia ka gjetur biçikletat e vjedhura të cilat tanimë janë marrë në cilësinë e provës materiale.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar për evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Z., 42 vjeç dheR. Xh., 18 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. Sh., 68 vjeç, dhe N. P., 89 vjeç, të dy banues në Fier.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit e mitur Xh. Xh., 13 vjeç dhe E. Xh., 11 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer disa vjedhje të biçikletave në qytetin e Fierit, të shtyrë nga shtetasi R. Xh., dhe i kanë shitur tek shtetasi P. Sh.

Bicikletat e vjedhura janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale në dyqanin/servisin e shtetasve M. Z dhe N. P., në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vjedhja", "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale" dhe "Shtytja e të miturve në krim".’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare