Partitë e së djathtës ekstreme europiane kanë të nxitur nga vendimi historik i BE-së mbajtur një ditë më parë në Britani kanë nisur të kërkojnë referendum edhe në vende të tjera

E para Liderja e Frontit Nacional në Francë, Marin Le Pen deklaroi se edhe francezët duhet të kenë të drejtën të zgjedhin. Një kërkesë të ngjashme pati edhe politikani holandez kundër emigracionit, Geerd Eilder, i cili tha se Holanda e meritonte një referendum të tillë, ndërsa Liga Veriore Italiane pohoi se tani ishte rradhë e tyre. 

Nga ana tejtër holandezi Eilders, lideri i Partisë së Lirisë në Holandë tha përmes një deklaratë se duan të marrin në duar frerët e vendit, parave, kufijve dhe politikave të emigracionit.

Holanda përballet me zgjedhjet e përgjithshme në muajin mars dhe disa sondazhe sugjerojnë se Eilders kryeson. Ai ka premtuar se nëse do të bëhet kryeministër do të shpallë referendumin për shkëputjen nga BE-ja.

Gjermani Frank Valter Shtenmejer tha se kjo ishte një ditë e trishtë për Europën dhe Mbretërinë e Bashkuar.