Nxitimi i Berishës për privatizime dhe
zhbërja e vendimeve të tij nga Rama

Nxitimi i Berishës për privatizime dhe<br />zhbërja e vendimeve të tij nga Rama
TIRANË - Edhe pse humbi zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, Kryeministri në largim Sali Berisha nuk ka hezituar të marrë vendime për privatizimin e një sërë pasurish publike për t’ua kaluar ato personave me interesa klienteliste.
 
Në këtë periudhë tranzitore, kur pritet kalimi i pushtetit nga të djathtët tek të majtët, me kabinetin e tij ka firmosur për të nxjerrë në shitje mijëra ton armatime - pasuri kjo e ushtrisë shqiptare, e cila synohet nga Ministria e Mbrojtjes që të shitet për skrap -  si dhe pasuri të patundshme të ushtrisë.
 
Janë me dhjetëra prona të ushtrisë, të cilat kanë ndryshuar destinacion dhe janë shitur për shuma qesharake krahasuar me vlerën reale të tregut, me argumentin, sipas tyre, se janë të papërdorshme. 

Një vendim tjetër, i cili u mbajt i fshehtë, i Kryeministrit Berisha ishte  edhe kalimi në pronësinë e Partisë Demokratike të Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë për t’u përdorur si seli qëndrore e kësaj force politike.
 
Në shërbim të Partisë Demokratike, Berisha vuri edhe Shtëpinë e Oficerëve në Fier e sikur të mos mjaftonin këto,  edhe Konviktin e Gjuhëve të Huaja në rrugën e Elbasanit në kryeqytet me një sipërfaqe prej 3500m katrorë, që me vendim qeverie i kaloi Universitetit privat “Luarasi”.

Edhe në Divjakë,  një pronë tjetër publike në pronësi të bashkisë, u privatizua nga Drejtori i Privatizimit në Ministrinë  e Ekonomisë.
 
Me po këtë nxitim, Kryeministri në ikje ka dhënë me koncension një sërë hidrocentralesh.
 
Këto vendime, që privatizojnë pasuritë e shtetit, kanë ngjallur reagimin e politikanëve , njohësve të ligjit , gazetarëve dhe shoqërisë civile, pasi duke iu referuar ligjit, Qeveria në largim duhet të marrë rol kujdestarie dhe jo të marrë vendime të këtij lloji, aq më tepër kur bëhet fjalë për shitje apo dhënie me koncesion të pasurive kombëtare.
 
Por, nxitimin e Kryeministrit në largim për të privatizuar sa më shumë asete kombëtare duket se do e ndalë Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, i cili ka deklaruar se me ardhjen në pushtet do të shqyrtohen dhe çdo vendim antiligjor do të zhbëhet. 

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim