Nxitja e punësimit, Rama: Shkolla të arsimit profesional në çdo bashki

Kryeministri Rama është shprehur se qeveria po has vështirësi në punësimin e atyre që dalin nga skema e ndihmës ekonomike, pasi nuk kanë një profesion. Gjatë diplomimit të disa studentëve të arsimit profesional, Rama tha se kjo është rrugëdalja e vetme drejt punës.

“Ata që kanë dalë nga ndihma ekonomike nuk kanë arsimin e duhur. Ka shumë njerëz që nuk dinë të bëjnë asnjë gjë sepse askush nuk u tha mundësinë të mësojnë diçka. Ajo që ne kemi vendosur është t’ju japim 55 mijë lekë në dorë, pra më shumë sesa shpeshherë jepte ndihma ekonomike që do marrin për tu trajnuar 1 muaj, 2 muaj sa të jetë nevoja dhe për tu punësuar”. 

Rama tha se synimi i qeverisë është të krijohet një shkollë profesionale në çdo bashki. “Ne kemi qëllimin të kemi një shkollë të arsimit profesional në çdo bashki të vendit, të paktën një” tha Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luti: 29/03/2018 03:11

    Z Kryeminister je shume I vonuar 6 vite ne krye rinia u fut ne DREJTIM droge ne SHKOLLAT e mesme pothuajse shumica e studenteve perdor marijuana kurioziteti per te mesuar nje zanat nga te RINJTE e SOTEM pothuajse ka rene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy