Imami i xhamisë “El-Kuddus” në Gjilan është vënë në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se është nxitësi kryesor i xhihadit të personave që kanë shkuar të bëjnë luftë të shenjtë në emër të Allahut në Siri dhe Irak.
 
Hoxha Zekrija Qazimi është gjetur nga Policia e Kosovës në një mal pranë shtëpisë, i fshehur në makinën e tij. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një tjetër person, L.K nga fshati Polac i Skënderajt, i cili dyshohet për kryerjen e të njëjtës vepër penale: Rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje të urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik.
 
Personave të arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim e sipër.
 
40 persona, që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftë në Siri dhe Irak janë arrestuar nën akuzën e terrorizmit. 

Imami i xhamisë “El-Kuddus” në Gjilan është vënë në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se është nxitësi kryesor i xhihadit të personave që kanë shkuar të bëjnë luftë të shenjtë në emër të Allahut në Siri dhe Irak.

Hoxha Zekrjja Qazimi është gjetur nga Policia e Kosovës në një mal pranë shtëpisë, i fshehur në makinën e tij. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një tjetër person, L.K nga fshati Polac i Skënderajt, i cili dyshohet për kryerjen e të njëjtës vepër penale: Rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje të urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Personave të arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim e sipër.
 
40 persona, që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftë në Siri dhe Irak janë arrestuar nën akuzën e terrorizmit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)