Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratës së Prokurorisë për Krime të Rënda, që dënoi daljen e informacioneve sekrete nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Basha shkruan në 'Facebook' se fundërrinat që nxjerrin informacionin sekret janë shërbëtorë të mafias. Sipas tij, ata duhet të ndiqen penalisht dhe të dënohen.
/Shqiptarja.com
"Funderrinat qe nxjerrin informacionin e klasifikuar “Sekret” per te trembur dhe ekspozuar deshmitaret kunder Tahirit, jane sherbetore te Mafias. Ata duhen te ndiqen penalisht dhe te denohen, deputete a cfaredoqofshin! Nuk mund te kete imunitet per kriminele dhe bashkepunetore te krimit!", shkruan Basha.
d.c./shqiptarja.com








