Nxjerrja nga burgu i kreut të grupit kriminal kinez, Prokuroria e Tiranës kundër, apelon vendimin! Qeveria kineze kërkon ekstradim
Programuesi Liangbin Chen
Kreu i grupit kriminal kinez Liangbin Chen, i arrestuar në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar se kishte përfituar rreth 147 milionë dollarë nëpërmjet mashtrimit kompjuterik në Kinë, kërkoi lehtësim të masës së sigurisë. Prokuria ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës për lehtësimin e masës së tij.
Report Tv mëson se prokurori ka kundërshtuar për 4 seanca kërkesën e lirimit të kreut të grupit kriminal kinez, Liangbin Chen. Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin duke i kërkuar apelit ta rikthejë në qeli.
Megjithatë, me argumentin se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore i rrezikohet jeta në qeli, Gjykata i ka lehtësuar masën. Në raport thuhej se gjendja e tij shëndetësore nuk mund të kurohet në qeli nga mjekësia ligjore.
Ndërkaq, autoritetet kineze kanë përcjellë dosjen Interpol Tirana duke kërkuar ekstradimin e tij.
Report Tv ka raportuar ekskluzivisht arrestimin e 32-vjeçarit Liangbin Chen më 21 korrik në aeroportin e Rinasit. Ai kishte ardhur nga Dubai për t’u strehuar në arrati në vendin tonë.
Kinezi akuzohet si kreu i bandës e cila ka patur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterash dhe telefonash në Dubani, Kinë dhe Emiratete Bashkuara Arabe.
Në Shqipëri, gjykata ka vendosur tij masën e sigurisë "Arrest në burg" derisa autoritet kineze të sjellin dosjen e ekstradimit ku janë ngritur akuza për mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda që kapin vlerën deri në 1 miliard yen kinez ose 147 mln dollarë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2112
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
KPK e shkarkoi prokurorin Lazër Çardaku për cënim të besimit te drejtësia, probleme me pasurinë
20 Janar, 18:38
-
I dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, arrestohet në Francë 46-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
20 Janar, 15:00
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar, 09:48
-
E ardhmja e rrjetit TikTok në SHBA
18 Janar, 16:11
-
Trump zbulon telefonatën me Xi Jingping para inaugurimit: Folëm për tregtinë, fentanilin dhe TikTok! Do bëjmë gjithçka të mundur për një botë paqësore
17 Janar, 16:05
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Elon Musk gati të blejë TikTok, ideja kineze për të shmangur ndalimin në Shtetet e Bashkuara
14 Janar, 07:26