NYT: Trump tentoi shkarkimin e
Mueller, dyshohet i lidhur me rusët

NYT: Trump tentoi shkarkimin e<br />Mueller, dyshohet i lidhur me rusët<br>
The New York Times ka publikuar një artikull ku shkruan se se presidenti amerikan, Donald Trump ka udhëruar shkarkimin e këshilltarit special, Robert Mueller në muajin qershor, mirëpo e ka kthyer mbrapsht vendimin pasi këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Donald McGahn ka kërcënuar me dorëheqje.

The New York Times citon katër persona të paidentifikuar që janë të afërt me ngjarjen. Sipas gazetës ende nuk ka komente nga Shtëpia e Bardhë. Times ka raportuar, se pasi Trump ka urdhëruar shkarkimin e Muellerit, këshilltari McGahn, ka thënë se ai do të dorëhiqet në vend të përcjelljes së një udhri të tillë.

Agjencitë e inteligjencës amerikane mbërritur në përfundim se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara në favor të Trumpit dhe në dëm të rivales së tij, demokrates, Hillary Clinton.

Mueller dhe të paktën tre panele kongresmenësh janë duke hetuar ndërhyrjen e supozuar dhe lidhjet në mes të fushatës së Trumpit dhe Rusisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS