UASHINGTON - SHBA-të po studiojnë ndërhyrje të mundshme ushtarake nga ajri, duke shfrytëzuar modelin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, për të reaguar pa një mandat nga OKB, duke shtuar se “ShBA-të nuk kanë shumë kohë të presin”.  

Këtë lajm bën të ditur “New York Times” dhe agjenci të ndryshme amerikane.

Kosova është një precedent i qartë për Obamën, pasi si në Siri u vranë civilë dhe Rusia pati lidhje të forta me autoritetet e qeverisë, të akuzuara për abuzime.
 
Në 1999, presidenti amerikan Bill Clinton përdori mbështetjen e NATO-s dhe mbrojtjen e popullsisisë civile për të bërë 78 ditë sulme ajrore.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)