Sipas kësaj të përditshmeje, pasuesi i Trump, për të cilin republikanët kanë nisur përgatitjet në fshehtësi për presidencialet e 2020-ës, do jetë Mike Pence, aktualisht zv/president.
Sipas një artikulli të publikuar në këtë të përditshme, Pence ende nuk ka gati një axhendë zyrtare të fushatës. Por ai po krijon një bazë të fuqishme për të kandiduar në mungesë të Donald Trump.
E përditshmja amerikane shkruan se ndër të tjera, ai ka krijuar edhe një strukturë për grumbullimin e financimeve të fushatës, të quajtur “Komiteti i Madh Amerikan”.
Zv/presidenti e mohon: Po përçani
Informacioni i New York Times bazohet në të dhëna të siguruara nga burime brenda Partisë Republikane Amerikane. Por vetë zv/presidenti reagoi pas këtij artikulli, duke e quajtur atë “të turpshëm dhe ofendues”.
Sipas tij, ky artikull nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse të përçajë administratën aktuale të Shteteve te Bashkuara. Ndërsa mohoi zërat për kandidimin e tij për president në 2020-ën.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com