Gazeta prestigjoze amerikane “New York Times”, në një artikull të saj të botuar sot, shkruan se: "Washingtoni do të godasë Moskën me blackout”.
Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump e ka përkufizuar artikullin e gazetës si një "akt virtual të tradhtisë", këshilltari i tij John Bolton, tha se: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hyrë në një rrugë të re, duke zgjedhur një gamë të gjerë objektivash të mundshme dixhitale, në një përpjekje për ti thënë Rusisë se “do t'ju kushtojë shumë"
Sipas New York Times, Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ndërhyjnë në sistemet e kontrollit të rrjeteve ruse të energjisë elektrike, me synim që të shfrytëzojnë dobësitë e tyre për të gjeneruar ndërprerje të energjisë. Sipas gazetës, një përshkallëzim i heshtur por i rrezikshëm, mund të ketë efekte shkatërruese në infrastrukturat që vuajnë nga sulmet kibernetike dhe që ndikojnë në jetën e miliona qytetarëve.
Për përdorimin e teknologjisë së informacionit, në sfidën e përjetshme midis Moskës dhe Washingtonit, është folur gjerësisht në media që nga viti 2016, veçanërisht pas iniciativave të CIA-s ndaj hakerëve rusë, të cilët kanë patur sukses në sistemet informatike amerikane, si në vitin 2008 kur ata vodhën dokumente sekrete të Pentagonit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke komentuar artikullin e New York Times, vuri në dukje se mundësia e një sulmi ndaj Federatës Ruse është konfirmuar dhe se disa përbërës strategjikë të ekonomisë ruse tashmë kanë qenë viktima të ofensivës virtuale amerikane.
Sipas vetë Vladimir Putinit, sulmet kibernetike amerikane ndaj Rusisë janë rritur, nga 12,000 në vitin 2017 në rreth 17,000 në vitin 2018. Po sipas tij, Rusia është e gatshme të formulojë rregulla më të qarta sjelljeje me homologët amerikan.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.4%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2263
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
Kryeministri izraelit javën e ardhshme në Uashington me ftesë të Trump
29 Janar, 14:40