'O Koçiii s’të shkojnë armët ty...', Samanta Karavella reagon ndaj Young Zerkës

Young Zerka dhe Samanta Karavella

Young Zerka tregon se Samanta karavela nuk e meriton famën që ka.

I ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”,  këngëtari mori pjesë në sfidën e “Paintball”, ku edhe u pyet se cili nga artistët nuk e meriton famën që ka.

Mes Dhurata Dorës, Ronela Hajatit, Alban Skënderajt, Ledri Vulës, Kastro Zizos, Dafina Zeqirit, Feros, Taynës, Rinës, Samanta Karavellës, ai zgjodhi Samanta Karavellën.

Kaq ka mjaftuar që Samanta të reagojë menjëherë në Instastory, ku edhe shkruan: “O Koçiii s’të shkojnë armët ty! Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia…Eh pra pas një buri (pa rr) të sukseshëm fshihet një grua si e jotja!!!

Në internet nuk është publikuar ndonjë debat mes Zerkës dhe Samantës, megjithëse mendimi i tij për këngëtaret duhet të jetë ndikuar nga debati i kësaj të fundit me Ronela Hajatin, që mendohet se është në një lidhje me Young Zerkën prej më shumë se katër vitesh.

Postimi i Samantës

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të kërkohet certifikata e vaksinimit për tu futur në bare e restorante?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Deputetët e opozitës në Komisionin e Sigurisë kërkojnë 1 min heshtje për policin e vrarë në Lezhë! Naço: Ngushëllime familjarëve, mos të përdoret për kapital politik