'O mbeturina, o banditë!' Belind Këlliçi nxjerr fytyrën e vërtetë, sulm verbal policëve, po mbronin militantët që Rithemelimi i çon 'mish për top'

Anëtari i kryesisë së Rithemelimit, Belind Këlliçi nxorri fytyrën e vërtetë në protestën e sotme duke ofenduar rëndë punonjësit e policisë të cilët ishin vendosur para bashkisë për të ruajtur rendin dhe sigurinë që ai me të tjerët e Rithemelimit tentojnë ta prishin pavarësisht apeleve të institucioneve për të mos u bërë pjesë e dhunës.

Pasi lanë mënjanë skenarin e molotovëve të cilët u rrezikoi jetën gazetarëve dhe të qytetarëve të thjeshtë, në protestën e javës së kaluar, skenari sot ishte për të djegur goma.

Tentativa për ndezjen e gomave solli reagimin e menjëhershëm të policisë, e cila lëshoi gazin e fikëseve të zjarreve për të penguar zjarrin, veprim që solli acarim deri në sulm të protestuesve me veze e fruta drejt policëve, moment që u shënua gjatë fjalimit të Belind Këlliçit.   

Kjo u shoqërua me një sulm verbal ofendues nga Belind Këllici drej efektivëve të policisë të cilët thjesht po bënin detyrën që përmes shuarjes së flakëve të mos rrezikohej jeta e askujt, as e vetë Këlliçit që ishte vetëm pak metra larg gomave në flakë.

'Këta mercenarë që vetëm policë nuk mund të jenë. Këta mbeturina që vetëm policë nuk mund të jenë. Këta provokatorë që provokojnë protestuesit paqësorë.  Pusho o bandit kushdo që je duke folur. Ti i cili paguhesh për të shtypur qytetarët. Turp t’i vijë policisë së shtetit. Asnjë qytetarë nuk reagoi kundër policisë së shtetit. Të nderuar qytetarë protestues ju ftojmë të vijojmë betejën tonë.

Këlliçi harroi se falë ndërhyrjes së policisë në protestën e kaluar u arrit që molotovi që u hodh mes gazetarëve dhe militantëve të mos përfundonte në tragjedi. Ndërkohë policia është treguar tepër e kujdeshme ndaj cdo veprimi, duke respektuar të drejtën e protestës të cilët organizatorët e Rithemelimit kur e marrin lejen thonë se do të jetë paqësore por më pas shoqërohet me tym e flakë e molotovë duke rrezikuar jetën jo vetëm të policëve por dhe të vetes së tyre. 


Lajmi kryesor:

Protesta e 10-të e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës, i bashkohet dhe ish gjyqtari sheik Gjin Gjoni! I vënë flakën gomave para policisë


S.G/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër