"O reformë o zgjedhje", përgjigjet 
 Basha: Është bllof i Edi Ramës

 Basha: Është bllof i Edi Ramës">
SHBA - Deklarata e djeshme e deputetit socialist Taulant balla se nëse nuk miratohet reforma në Drejtësi duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, për kreun e partisë Demokratike Lulzim Basha, është një bllof i Edi Ramës. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ndodhet për një takim zyrtar, Basha tha se Shqipëria duhet dhe do të ketë reformën në drejtësi që të vërë para përgjegjësisë ligjore dhe penale zyrtarët e korruptuar që po vjedhin Shqiptarët.

"Impostim qesharak  të qeverisë e cila duket sikur ka interes për reformën në drejtësi por në fakt nuk po bën asgjë për reformën në drejtësi. Ka dy javë që refuzon dialogun politik, pikërisht që të sabotojë reformën në drejtësi sepse nuk i intereson reforma në drejtësi sipas Venecias. Ndaj dhe impostimi o reformë o zgjedhje, nuk është gjë tjetër veçse një bllof i Edi Ramës. Shqipëria duhet dhe do të ketë reformën në drejtësi që të vërë para përgjegjësisë ligjore dhe penale zyrtarët e korruptuar që u kanë vjedhur shqiptarëve vetëm vitin e kaluar 400 dollarë për frymë. Shqipëria duhet dhe do të ketë zbatim të ligjit të dekriminalizimit, në mënyrë që personat me rekorde kriminale që Edi Rama i mban me gajret për të kapur dhe prishur zgjedhjet e ardhshme ta dinë se nuk do të kenë asnjë të ardhme sepse përballë tyre nuk ndodhet vetëm Partia Demokratike apo opozita por  të gjithë shqiptarët, demokrat e socialist, për t’i nxjerrë njëherë e mirë nga institucionet dhe politika", tha Basha.

Duke folur për zgjedhjet e vitit 2017, Basha u shpreh se parakushti që ato të jenë të lira, është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, reforma zgjedhore dhe një qeveri teknike.

Basha tha se reforma duhet të fillojë me Byronë Kombëtare të Hetimit, si test i vullnetit të maxhorancës, si dhe për t’i hapur rrugë pa vonesë hetimit të  korrupsionit në nivele të larta.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe atyre legjislative duhet të behet si një paketë e tërë dhe jo veç e veç. Prioritet duhet të ketë lufta kundër korrupsionit për të cilën Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të luaj një rol të veçantë dhe kjo është arsyeja pse ne propozojmë dhe mbështesim hapat e menjëhershëm për vënien në jetë të këtij projekti, në mënyrë që hetimi i korrupsionit në nivele të larta të nisë pa asnjë vonesë.”

Në ditën e tretë të qëndrimit në SHBA, Basha u takua me Ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit Victoria Nulan si dhe me senatorin Mark Kirk, Bashkëkryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare në Senatin Amerikan.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë