WASHINGTON - Pas protestave dhe dhunës së përgjakshme në Egjipt ku mbetën të vrarë 525 persona e u plagosën mijëra të tjerë, presidenti amerikan Barack Obama ka anuluar stërvitjen e përbashkët ushtarake të parashikuar të zhvillohej mes SHBA-së dhe Egjiptit.

Obama ka theksuar se "Qeveria egjiptiane duhet të heqë gjendjen e jashtëzakonshme".

Presidenti amerikan Barack Obama ka kërkuar që t'i jepet fund dhunës në Egjipt dhe të respektohen të drejtat e protestuesve".

(es/shqiptarja.com)