SHBA - Presidenti amerikan Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Mishelë kanë uruar të gjithë besimtarët myslimane në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë për Festën e Bajramit. 

“Gjatë muajit të kaluar, myslimanët e kanë nderuar fenë e tyre nëpërmjet lutjeve dhe agjërimit dhe kohës së kaluar me të dashurit e tyre”, thuhet në deklaratën me shkrim të Presidentit Obama, publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Obama thekson se pas “Iftarit të këtij viti në Shtëpinë e Bardhë, u ndjeva krenar të kaloja kohë me disa nga amerikanët myslimanë, kontributi i të cilëve e pasuron demokracinë tonë dhe e forcon ekonominë tonë”.

Tashmë Bajrami është pjesë e mozaikut të shumë traditave amerikane dhe të gjithë myslimanëve u uroj Bajram të bekuar dhe të gëzuar”, - përfundon presidenti Obama deklaratën e tij me rastin e Festës së shenjtë të myslimanëve. 
 
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)