Obama ironizoi me faktin se Vladimir Putin mund të marrë Çmimin “Nobel” për Paqen për këtë vit, duke thënë se në ditët e sotme kushdo mund ta fitojë çmimin. Vetë presidenti amerikan e fitoi Çmimin “Nobel” për Paqen në vitin 2009, kur kishte vetëm 2 javë në këtë detyrë.
Ai gjithashtu bëri shaka me politikën e kujdesit shëndetësor, duke thënë se në vitin 2008 slogani i tij ishte “Po ne mundemi”, ndërsa në vitin 2013 e ndryshoi në “Control-Alt-Delete”, tre butonat e tastierës të cilat shërbejnë në rast se kompjuteri bllokohet.
Eventi i bamirësisë zhvillohet tradicionalisht nga presidentët për të ironizuar kundërshtarët e tyre, por edhe për të bërë shaka me ata vet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
