PARIS - François Hollande dhe Barack Obama kanë pasur një bisedë telefonike pak para daljes televizive të presidentit amerikan, Barack Obama në të cilën ka shprehur vendosmërinë e tij për të vepruar kundër regjimit të Damaskut.

Siç bën të ditur "Le Figaro", "në këtë bisedë, Barack Obama ka informuar presidentin Hollande për vendimin e tij për të zgjedhur Kongresin amerikan, që të ripohojë vendosmërinë e tij për të vepruar kundër regjimit të Bashar al Assad.
 
Një vendim ky, që ka rezultuar në një mendje me presidentin francez.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)