Obama-Clinton: Nuk punove sa
unë në fushatë, prandaj humbe 

Obama-Clinton: Nuk punove sa<br />unë në fushatë, prandaj humbe 
Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka deklaruar se Hillary Clinton se nuk ka punuar aq shumë për fushatën sa kishte punuar ai para fushatave zgjedhore në vitin 2008 dhe 2012.

“The Independet’’ shkruan se Kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se ish-sekretarja e shtetit e humbi betejën për presidente të Amerikës, në një rezultat shokues, duke humbur madje edhe votat e njerëzve me ngjyrë. Gjatë fushatës zgjedhore Obama dërgoi Clintonin në zonat kritike që njiheshin si kështjella të republikanëve.

‘’Unë besoj se ne kemi ide të mira, por gjithashtu besoj se idetë e mira nuk kanë rëndësi nëse njerëzit nuk arrijnë t’i dëgjojnë ato”,- u  tha Obama gazetarëve të hënën.

 Obama është shprehur se demokratët duhet të konkurojnë dhe shfaqen kudo.

‘’Një nga çështjet që demokratët duhet ta kenë të qartë duke pasur parasysh shpërndarjen e popullsisë në të gjithë vendin, është që me duhet të konkurrojnë kudo. Ne duhet të shfaqemi kudo. Ne duhet të punojnë në një nivel bazë, kjo ka qenë fija e drejtimit në karrierën time’’është shprehur Obama.

“Ju e dini, kam fituar  jo për shkak të demografisë, por sepse kam kaluar 87 ditë duke shkuar në çdo qytet të vogël të shtetit”, përfunduar Obama. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm