Obama del hapur në favor
të martesave homoseksuale

Obama del hapur në favor <br />të martesave homoseksuale
WASHINGTON – Presidenti amerikan, Barack Obama, tha në një intervistë për kanalin televiziv ABC se “është e rëndësishme për mua të pohoj se mendoj që çiftet e të njëjtit seks duhet të jenë në gjendje të martohen”. Kështu ai bëhet presidenti i parë në detyrë që shprehet hapur në favor të martesave homoseksuale.

Me këtë deklaratë, Obama doli publikisht në mbështetje të zv/presidentit të tij dhe sekretares për Arsimin të cilët kohët e fundit janë shprehur hapur në favor të martesave për personat e të njëjtit seks.

Sipas ABC, ai e përshkroi mendimin e tij si një “evoluim” që avancoi ndërsa diskutonte mbi temën me anëtarë të stafit dhe familjen e tij. Ai tha se amerikanët nuk kanë probleme me konceptin e martesave homoseksuale dhe citoi opinionin e të bijave mbi çështjen. “Është interesante, është edhe gjeneracionale”, tha ai. “Malia dhe Sasha kanë miq prindërit e të cilëve janë çifte të të njëjtit seks. Ka pasur raste kur Michelle dhe unë jemi ulur në tavolinë gjatë darkës dhe kemi folur”: për të bijat “nuk ka kuptim që prindërit e shokëve të tyre të trajtohen ndryshe”.

“Ndër vite – tha Obama – kam mundur të flas dhe të njoh njerëz të stafit tim me partnerë të të njëjtit seks, që kanë rritur fëmijët bashkë. Kur mendoj për ushtarët tanë, aviatorët tanë, marinarët tanë që kanë luftuar shumë për të drejtat e tyre. Po, në një farë pike arrita në përfundimin se për mua është e rëndësishme të shkoj përpara dhe të pohoj që çiftet e të njëjtit seks kanë të drejtë të martohen”, tha presidenti amerikan.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës