Obama del kundra Trump:
Presidenca nuk është show

Obama del kundra Trump:<br />Presidenca nuk është show
“Presidenca nuk është një reality show, mendoj se duhet të merren seriozisht deklaratat që Trump ka bërë në të shkuarën”. Kështu u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë Barack Obama duke iu referuar manjatit njujorkez. 

Do të jenë zgjedhësit që do të vendosin nëse Trump do të përfaqësojë punën e tyre shtoi më tej Obama.

Sipas tij amerikanët duhet të informohen në mënyrë efikase. Ndërsa sa ipërket demokratëve Clinton dhe Sanders, presidenti në ikje u shpreh se senatori Sanders ka bërë një punë të shkëlqyer dhe se mes tyre ka një marrëveshje të fortë çka nuk ekziston në kampin republikan.

Në fund, Obama ka prekur edhe skandalin e njohur si “Panama Papers”, duke përmendur hapat që do të ndërmarrë Departamenti i Thesarit për të frenuar evazionin fiskal dhe shmangien e taksave. 

Ai e ka vënë theksin edhe tek nevoja që bankat të identifikojnë krerët e vërtetë të kompanive që shërbejnë si fasadë për evazorët në parajsat fiskale. “Kongresi duhet të përfundojë punën e nisur”, ka thënë më tej presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel