MOSKE- Presidenti amerikan Barak Obama ka ngritur shqetësimet e tij gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin, mbi trajtimin e Moskës për ish-kontraktorin e CIAS, Edward Snowden, por pa ndonjë rezultat konkret mbi ekstradimin e tij për në SHBA.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, përmes një deklarate zyrtare.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Obama dhe Putin kanë vërë në dukje rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe diskutuan mbi çështjen e sigurisë në luftën kundër terrorizmit në prag të Lojërave Olimpike të 2014-s në Rusi.
Në këtë deklaratë nuk kishte ndonjë indikacion se Putin do të angazhohej në kthimin e Snoëden-it përsëri në Shtetet e Bashkuara.
Këto bisedime të nivelit të lartë përmes telefonit vijnë pas tensioneve diplomatike mes dy vendeve mbi rastin e Snowden-it, i cili po qëndron në një zonë tranziti në aeroportin e Moskës që prej datës 23 qershor.
Ai ka kërkuar azil politik në Rusi ose në një nga tre vendet e Amerikës Latine, Venezuela, Nikaragua dhe Bolivia që kanë ofruar mbështjetjen e tyre për spiunin e CIA-s nëse rrethanat e lejojnë.
Snowden është i kërkuar nga autoritet amerikane, të cilat kanë ngritur akuza penale kundër tij për spiunazh dhe vjedhje të pronës së qeverisë i cili dha gazetave të huaja sekretet e Agjencisë së e Sigurimit Kombëtar.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com