Obama diplomat si president,po si
qytetar, a do të reagojë ndaj Trump?

Obama diplomat si president,po si<br />qytetar, a do të reagojë ndaj Trump?
Presidenti në ikje Barack Obama  deri më tani ka qënë diplomat në deklaratat e tij lidhur me zgjedhjen e Donald Trump duke u shprehur se i duhet dhënë një mundësi.  

Madje u tha amerikanëve të mos e shohin zgjedhjen e Trump si një apokalips.

Por pritet që pas largimit nga detyra Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të flasë hapur nëse sheh se Trump kërcënon vlerat thelbësore amerikane.

Sipa rregullit ish presidentët shmangin komentet për pasardhësit e tyre. Obama u shpreh se do t’i japë kohë Trump për të përshkruar vizionin e tij por do të flas hapur për disa cështje por tashmë si një qytetar amerikan.

Gjatë samitit në Lima  Obama tha  se nëse preken vlerat, idealet dhe nëse mendon se është e domosdoshme ndërhyrja ai do ta bëjë në kohën e duhur. Presidenti në ikje e përshkroi veten si një qytetar amerikan  të cilit i intereson shumë vendi i tij.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot